Tre shqiptarë dhe një serb janë arrestuar nga karabinierët italianë në Recovato të Castelfranco-s në operacionin që u krye mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:00.

Në momentin që karabinierët kanë hyrë në shtëpinë e të arrestuarve kanë gjetur si prova materiale, 2 qese me marijuanë ku secila peshonte nga një kilogram, dhe 5 gramë kokainë.

U sekuestruan edhe një makinë tip “Porsche” dhe një tip “Audi” për shkak se të arrestuarit nuk e justifikonin se si i kishin blerë ato. Drejtuesi i bandës sipas policisë ishte një 26-vjeçar shqiptar të cilit ju gjet një kartë identiteti rumune false.

Mbi të pritet të rëndojë edhe akuza për falsifikim dokumenatsh ndërsa për të gjithë të tjerët pritet vetëm akuza për mbjatje të një sasie lëndësh narkotike. Karabinierët sekuestruan si prova disa para për t’i verifikuar nëse janë të falsifikuara. Serbi i arrestuar është i moshës 22-vjeçare ndërsa dy shqiptarët e tjerë janë të moshës 41 vjeç dhe 23 vjeç.

/tvklan.al