Terek Grozny fitoi ndeshjen e javës së 11 në kampionatin rus falë shqiptarëve. Bekim Balaj dhe Odise Roshi realizuan nga një gol secili në suksesin 3 – 1 me Rubin Kazan. Balaj shënoi në minutën e 18’ duke hapur sfidën.

Ky ishte goli i katërt në kampionat për sulmuesin e Kombëtares, i cili është edhe shënuesi më i mirë për Terek Grozny.

Goli i parë për Odise Roshin me skuadrën çeçene që merr pjesë në kampionatin rus. Mesfushori shqiptar u aktivizua si zëvendësues në minutën e 79’ dhe realizoi në kohën shtesë.

Një goditje në hyrje të zonës duke i lënë pak mundësi portierit kundërshtar të reagojë. Rubin Kazan e mbylli takimin me 9 futbollistë për shkak të kartonëve të kuq./ TV KLAN