Nedim Bajrami shkëlqen në Seria A, realizojnë Uzuni dhe Selahi

Fundjava për futbollistët shqiptarë ka qenë tepër e suksesshme. Nedim Bajrami gjeti golin e dytë në elitën e futbollit italian, ku ndihmoi Empolin të fitojë me shifrat 4-2 përballë Bolonjës. Mesfushori shndërroi në gol një penallti.

Myrto Uzuni nuk di të ndalet në Hungari. Sulmuesi i kombëtares sonë shënoi në fitoren 3-1 që ekipi i tij Ferencvarosh regjistroi përballë Ujpest. Beratasi realizoi golin e fitores, për të ngjitur kampionët e Hungarisë në vendin e dytë.


Gol me aromë fitoreje shënoi edhe Lindon Selahi në Kroaci. Mesfushori ishte vendimtar për Rijekën, në fitoren 4-3 që skuadra mori në transfertën. Selahi shënoi golin për barazimin momental 2-2, teksa u zëvendësua 10 minuta para fundit të sfidës.

Klan News