Mitrovica e Sremit në Serbi. Në këtë rrugë është një hotel dhe një burg.  Këtu një pjesë e të burgosurve mund të dalin edhe jashtë pas një kohe më të gjatë dhe të shëtisin. Një nga burgjet më të mëdha në Ballkan. Shumica e të huajve që kryen burgun ndodhen pikërisht në këtë qendër për të vuajtur dënimin e tyre.

Filmimi është lejuar, por duke fshehur identitetin e çdo të burgosuri me rregulla strikte, pa treguar fytyrat por edhe asnjë detaj të trupit të tyre. Për këtë kërkohet leje nga çdo i burgosur. Këtu ka edhe njerëz që flasin shqip dhe kanë bërë kërkesa për ekstradim.

“Që nga vitit 2010 e deri në vitin 2018 kanë qenë 14 kërkesa nga shtetasit shqiptar për ekstradim. Pesë prej tyre janë pranuar, por nuk janë realizuar asnjëherë. Tre janë liruar para transferimit, një ka kryer burgun para se të kthehet kërkesa e pranuar dhe një ka refuzuar në fund. Nëntë kërkesa janë në pritje”.

Ky këtu është një çun nga bregdeti shqiptar, jo larg Tiranës. I lindur në vitin 1996 dhe është dënuar për trafikim të 16 kilogramëve marihuanë. Është lutur të kthehet në shtëpi.  Autoritetet serbe I kanë miratuar kthimin në Shqipëri me 4 Korrik të vitit të kaluar, por t ë kryer dhe tri vite të tjera më shumë burg pret  përgjigje nga Tirana.

I burgosur i burgut të Mitrovicës së Sremit :

Të burgosurit këtu lirinë e kanë sistematike. Mund të lëvizin në kushte të kontrolluara dhe të përfitojnë gjithnjë e më shumë liri. Por, kjo ndodh me kalimin e kohës kur një pjesë prej tyre edhe mund të punojnë dhe të kenë aktivitet. Mund të kenë pushime në fundjava ndonjëherë, të kenë vizita por edhe pushime vjetore për të dalë nga burgu. Për shtetasit shqiptar që një pjesë nuk kanë shumë kohë këtu është e rëndësishme megjithatë ta kryejnë burgun në vendlindje pasi resocializimi nuk është i lehtë.

I burgosur i burgut të Mitrovicës së Sremit:

Por para se të kthehet sërish, duhet ikur nga ky qytet që të burgosurit nuk e shohin shumë. Pasi të bie dakord shteti përkatës duhet organizuar transferimin në bashkëpunim me Interpolin. Ministria e drejtësisë në Serbi ka dhënë statistika, por thonë se punën e tyre e kanë bërë në bazë të konventave ndërkombëtare dhe këtu përfundon përgjegjësia e tyre.

Novi Sadi është kryeqendra e krahinës së Vojvodinës në Serbi. Fillimisht ka qenë e mundur të kontaktohet një avokat.

Bojan Papic, ka një zyrë këtu bashkë me shumë kolegë profesionist të njohur. Klienti i tij I intervistuar thotë se ka të drejtë ligjore të kërkoj që të transferohet në vendlindje. Por, përgjigje nga Shqipëria nuk ka dhe një përgjigje se përse nuk ka ardhur asgjë nga Tirana, thotë se nuk e di. Kjo thotë për të është e rëndësishme edhe për shkak të lehtësisë së të burgosurit, por edhe për shkak të tensioneve politike.

Bojan Papic, avokat :

Klienti im në Serbi është gjykuar me 26 janar në Suboticë për shkak të trafikimit me narkotik. Është marrë vesh me gjykatën dhe është dënuar me 4 vjet e 10 muaj. Në bazë të ligjeve në Serbi është e mundësuar që I dënuari të mund të kryej dënimin në shtetin amë, në këtë rast në Shqipëri.

Ai shpreson se përgjigja do të jetë më e shpejt pasi për të burgosurit nuk është e lehtë të jenë edhe të dënuar edhe të mos kenë komunikim të vazhdueshëm social. Avokati kërkon një përgjigje pasi thotë kjo është e nevojshme.

Bojan Papic, Avokat :Është në një ambient ku ka problem komunikimi që nga rojet e deri tek kushtet aty dhe kjo e vështirëson jetën e tij aty dhe transferimi do ta mundësonte atë që është qëllimi I dënimit edhe në Serbi dhe në Shqipëri, e që është resocializimi në shoqëri.

Në këtë hapësirë të bukur është një pjesë më e mbyllur e burgut. Liria ndodh pak edhe pse kanë kushte, mjek, kishë dhe aktivitete të tjera që mund të bëhen gjatë kohës. Kanë kantinë, palestër dhe mund të blenë gjëra nëse kanë para. Kanë edhe kurse për gjuhët në mënyrë që të huajt dhe lokalët të mund të komunikojnë.

Intervista dhe cdo gjë këtu është filmuar në praninë e autoriteteve, përkthyesit shqip serbisht dhe përfaqësuesve të burgut që kanë pranuar këtë mundësi. I riu nga Shqipëria, thotë se ndjehet rënd pasi ka vënë në siklet dhe familjen që nuk ka shumë kushte për vizita. Është çuni i vetëm i dy prindërve në moshë.

I burgosur i burgut të Mitrovicës së Sremit:

Për drejtësinë serbe këto janë raste të mbyllura dhe mjafton të shkojnë në burg në vendlindje. Por, nëse jo mund të rrinë këtu dhe me sjellje të mira mund të kalojnë më lehtë dhe mbase të dalin edhe më shpejt se sa dënimi. Por, deri atëherë duhet ti përmbahen rregullave dhe të presin mundësinë e dytë në jetë për të qenë të lirë.

Tv Klan