Bregdetin e Shëngjinit e gjen plot jo vetëm në fundjavë, por gjatë gjithë ditëve të javës.

“Muji Korrik ka nisur i mbarë në plazhin e Shëngjinit. Pushuesit janë të shumtë, ku kryesisht jo vetëm shqiptarë të Kosovës, por edhe vizitorë dhe pushues të ardhur nga rrethet e tjera të Shqipërisë.

Ky plazh zgjidhet kryesisht nga familjet, ndërsa besnikët e këtij bregdeti mbeten shqiptarët e Kosovës. Pushuesit thonë se ju pëlqejnë kushtet këtë sezon veçanërisht pastërtia në det, por edhe qetësia.

“Është qetësi, është pastër. Me familjet. Edhe unë me këtë e kam kunat. Nga Tirana, këtu është qetësi e madhe, shumë bukur.”

“Na pëlqen klima, ajri, deti, shumë mirë. Ne rrimë tre muaj këtu, katër muaj. Kemi shtëpi këtu.”

“Shëngjini është një vend ideal për të pushuar, sidomos plazhi, por edhe pjesët tjera janë në rregull. Ne kemi ardhur nga Kosova, Deçani.”

“Plazhi i Shëngjinit është mirë në përgjithësi. Vetëm një defekt ka, kalimet sepse na bllokojnë rrugën.”

Numri i turistëve këtë vit në Shëngjin është më i lartë. Ky trend pritet të vijojë edhe në muajt në vijim, veçanërisht gjatë Korrikut dhe Gushtit kur rezervimet janë të shumta jo vetëm nga vizitorë nga rajoni, por edhe turistë të huaj.

Përveç bizneseve që kanë përmirësuar shërbimin këtë sezon ndërsa edhe autoritetet lokale kanë shtuar investimet për t’i pritur sa më mirë turistët.

Klan News