Incidentet e vazhdueshme në fshatrat veriorë të Maqedonisë të banuara nga shqiptarët kanë shkaktuar numrin e ardhjeve jo pak të vogël në numër refugjatësh në këto zona për në fshatrat pranë Gjilanit në Kosovë. Ngjarjet e fundit kanë shkaktuar reagimet e para tek ndërkombëtarët të cilët nuk e prisnin të përballeshin dhe me problemet jashtë Kosovës. KFOR ka shtuar patruallat përgjatë zonës kufitare dhe ushtarakët amerikanë janë vendosur në kufijtë veri e jug me Maqedoninë, një mision që për momentin quhet monitorues.

Zëdhënësja e UNCHR-së thotë se deri tani më shumë se 500 refugjatë kanë arritur nga fshatrat e Maqedonisë. Njerëzit janë shpërngulur pasi ndihen në rrezik thotë ajo. Ne jemi në një mision humanitar dhe jemi shumë të shqetësuar për civilët. Nga ana tjetër shefja e informacionit të UMNIK-ut thotë për Tv Klan se situata po monitorohet me shumë kujdes, por UMNIK për çdo rast nuk është i sigurtë se çfarë mund të ndodhë përtej kufirit./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori