Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, qeveria serbe u ka premtuar se do të fillojë negociatat me ta për realizimin e kërkesave të të drejtave të tyre.

Krerët e këtyre komunave u takuan në Beograd ku thanë se duan kushte dhe integrim, por ngelën peng të çështjes me Kosovën.

U është premtuar se problemet e tyre do të zgjidhen, por kryetari i Preshevës ka qenë më i butë në reagime.

Zoran Stankoviç, shef për jugun në qeveri, tha se Serbia i konsideron qytetarë të saj dhe vetëm veprimet e trajtimet ligjore janë të pranueshme dhe kjo nuk guxon të ndryshojë. Ndërkohë mediat lokale kanë publikuar video ku thuhet se ushtria serbe po fluturon ulët në hapësirën mbi qytetin e Preshevës pas ndalimit të Gjuriç në Mitrovicë.

Tv Klan