Vrasja e një 21-vjeçari shqiptar në vitin 2018, çoi në zbulimin e një rrjeti trafikantësh kokaine në Siena dhe Arezzo të Italisë.

Trafikantët, tre shqiptar dhe një italian, kishin fshehur në një pyll në Toscana disa vazo me kokainë, por nga përgjimet telefonike, policia zbardhi bisedat e tyre, teksa të nervozuar ankoheshin se derrat e egër u kishin shkatërruar lëndën narkotike, me një vlerë prej rreth 20 mijë eurove.

Policia ka arrestuar katër personat, dy shqiptarë janë lënë në burg, ndërsa shqiptari tjetër dhe italiani janë lënë në arrest shtëpie.

Sipas mediave italiane, droga vinte nga Perugia për t’u fshehur më pas në Toscana. Në vetëm një muaj, katërshja e trafikantëve kishin mundur të shisnin dy kilogramë kokainë, duke i shpërndarë në lokale nate në zonat ku vepronin. /Tvklan.al