Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra Ministrin e Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviç. Ky i fundit ka deklaruar në Zveçan se “masakra e Reçakut ishte trillim. Janë terroristët shqiptarë ata që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet me të mëdha në Kosovë”.

Pas këtij qëndrimi ka ardhur dhe vendimi i kreut të qeverisë Haradinaj.

“Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri dhe e pakuptimtë se si shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndër të tjera ai thekson se në qeverinë që drejton nuk do të ketë vend për askënd që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore apo fetare.

Tv Klan