Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga policia greke për trafik heroine. Mediat vendase raportojnë se një 28-vjeçar shqiptar që udhëtonte me makinë, po transportonte lëndën narkotike me traget drejt ishullit Mitilini.

Aty e prisnin dy shqiptarë të tjerë, një 36-vjeçar dhe një 33-vjeçar kushëriri i tij. Këta të fundit morën dy pakot gjysmë kilogram që përmbanin 1 kg heroinë dhe u larguan. Por, policia kishte informacion për trafikun që po kryhej dhe arrestoi dy shqiptarët 36 dhe 33 vjeç.

Ndërkohë, shqiptari tjetër 28-vjeçar u arrestua në aeroportin e ishullit në tentativë për t’u larguar drejt Athinës. Sipas hetimeve të policisë, prapa trafikut të heroinës është një 42-vjeçar shqiptar që ndodhen në burg në Greqi për trafik droge.

Sipas autoriteteve, është pikërisht 42-vjçari që drejton nga burgu trafikun e heroinës. Identiteti i shqiptarëve të përfshirë nuk bëhet i ditur.

/tvklan.al