Trendi global për të patur sa më pak fëmijë dhe familje të vogla, ka prekur edhe Shqipërinë. 2015 ka shënuar një rënie me 8% të lindjeve në vendin tonë. Jeta dinamike, karriera apo pasiguria për të ardhmen bëjnë që shumë çifte të ndalojnë pas fëmijës së parë dhe i dyti të mbetet në planet e së ardhmes.

Fëmijët nuk mendojnë kaq gjatë, duan patjetër të kenë motra dhe vëllezër.

Për sociologët, reduktimi i lindjeve shkon përtej faktorit ekonomik.

E ndërsa ekspertët e statistikave kanë dhënë alarmin se me këtë numër lindjesh, shqiptarët nuk zëvendësojnë as vetveten, socialogët janë të mendimit se duhen marrë masa për stimulimin e lindjeve.

Fëmijët që rriten të vetëm sipas socialogëve janë më pak social. Ata mund të bëhen njerëz të aftë dhe të suksesshëm, por komunikimi do të jetë një ndër problemet shoqëruese.

Tv Klan