Shqiptarët në finalet e kupave

Shqiptarët në finalet e kupave

18:00 25/04/2019

Futbollistët e Kombëtares janë në garë për trofeun e kupës në disa vende të Europës. Thomas Strakosha do të luajë sërish për këtë titull në Itali me Lazion. Fitorja 1 – 0 në gjysmëfinalen e kthimit me Milan të mërkurën në “San Siro” kualifikoi ekipin kryeqytetas, pasi takimi i parë ishte mbyllur pa gola. Portieri shqiptar spikati me pritjen e tij në mesin e pjesës së parë në goditjen e Calabria, më pas duhet të kontrollonte vetëm daljet e tij.

Protagonist në Kupën e Turqisë ishte edhe Sokol Cikalleshi. Sulmuesi kualifikoi në finale Akhisarspor me golin e realizuar në fitoren 1 – 0 Umraniyespor, i njëjti rezultat si në takimin e parë.

Skuadra e Cikalleshit është edhe fituesi i Kupës së Turqisë në sezonin e kaluar. Në garë për këtë trofe, por në Rumani, është Astra Giurgiu ku luan Azdren Llullaku. Barazimi 2 – 2 me Cluj e kualifikoi në finale, pasi gjysmëfinalen e parë e kishte fituar me rezultatin 3 – 1.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT