Spiropali: Tentuam t’i tërheqim në Gusht, por plasi konflikti

Një operacion i qeverisë shqiptare i ndërmarrë në muajin Gusht për të tërhequr shqiptarët që ndodhen në kampin Al Hol, ku ndodhet dhe Alvin Berisha ka ngrirë për shkak të ndezjes s konfliktit.

Por Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, në një interpelancë të kërkuar nga deputeti Andi Përmeti deklaron se kampi sirian është i sigurt se përpjekjen për të tërhequr 72 shqiptarët e identifikuar, mes të cilëve 28 fëmijë vazhdojnë në rrugë institucionale.

“Po bëjmë detyrën për t’i shpëtuar sipas modelit të Kosovës. Janë identifikuar shqiptarët, përfshirë fëmijët e lindur atje. Duke pasur parasysh mungesën e strukturave në zonën e konfliktit, kontaktet janë vendosur me partnerët në Korrik dhe Gusht, në fund të Gushtit u diskutua për një operacion të mundshëm. Pas propozimit të planit për transferimin në struktura të specializuara për transportin drejt Shqipërisë situata ndryshoi, pasi u ndez konflikti duke ngrirë operacionin. SHBA u tërhoq dhe pati luftime të forcave turke në terren. Aktualisht një grup operacional po rivendos kontaktet në terren dhe po peshon mundësinë për të riatdhesuar shqiptarët pas roleve të ndryshuara të aktorëve në terren”.

Deputeti i Partisë Bindja Demokratike e kishte kërkuar këtë interpelancë me Kryeministrin Rama në cilësinë e Ministrit të Jashtëm. Por pak para nisjes se seancën u njoftua që ai ia delegonte të drejtën për t’u paraqitur në këtë interpelancë Ministres Spiropali.

Sipas qeverisë shqiptare zbulimi i identitetit të personave që ndodhen në kampin Al Hol do t’i ekspozonte ata me rrezikun vdekjeprurës, ndaj po përpiqen që të gjitha hapat që kanë ndërmarrë të mos jenë publike.

Tv Klan