Nata e ndërrimit të viteve do ta gjejë shumicën e shqiptarëve duke festuar në shtëpitë e tyre. Një zgjedhje që ka të bëjë më së shumti  me komoditetin e shtëpisë, por edhe me shpenzimet që nevojiten për të festuar në lokale.

Por ka edhe nga ata që kane zgjedhur për të festuar jashtë Shqipërisë. Sipas agjencive turistike, prenotimet kanë qenë të shumta si në vendet e rajonit deri edhe në Dubai.

Por kush është destinacioni i preferuar më shumë nga shqiptarët?

“Stambolli është qyteti që pret më shumë turistë shqiptarë për Vitin e Ri se sa çdo destinacion tjetër”.

Sipas drejtuesve të agjencive turistike, të festosh ndërrimin e viteve kushton nga 39 Euro në Strugë deri në 1100 Euro në Dubai.

Tv Klan