Shqiptarët përhapin lajme të rremë në Australi – TV KLAN

Shqiptarët përhapin lajme të rremë në Australi

Faqe në Facebook sulmojnë myslimanët dhe emigrantët

Lajmet e rreme të prodhuara nga shqiptarët po shqetësojnë opinionin publik në Australi. Media australiane ABC News ka zbuluar përmes një investigimi, 4 faqe në Facebook që shpërndajnë lajme të rreme, apo Fakenews në anglisht, që kanë si tematikë çështjet më të nxehta të momentit si Islami, refugjatët apo radikalizmi i djathë në politike. Administratorët e këtyre faqeve rezultojnë të jenë banues në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Identitetet e vërteta të administratorëve, në shumicën e rasteve është e pamundur të zbulohen.

Një prej faqeve më të vjetra dhe që ka më shumë ndjekës është “Australians against Sharia” (australianët kundër Sheriatit). Faqja është krijuar në vitin 2013 dhe ka arritur më shumë se 130 mijë ndjekës. Faqet e tjera mbajnë tituj si “Të pafetë australianë”, “Ndal, xhamive në Melburn” dhe “Ndal të gjitha xhamive në Nar Uoren”, siç quhet lagjja periferike e Meburnit. Interesant është fakti që të gjitha faqet publikojnë lajme të rreme dhe thirrje kundër myslimanëve.

Në artikujt e publikuar, sipas medias australiane, kritikohen kryesisht politikanët laburistë në opozitë. Simpati shprehin për politikanin konservator Frejzës Ening, por lidhje të drejtpërdrejta mes tij dhe këtyre faqeve nuk ka. Facebook tashmë i ka mbyllur këto faqe. Por edhe në raste të tjera, faqet e administruara kryesisht nga Kosova janë shquar për përhapje të lajmeve të rreme. Faqet nga trojet shqiptare përhapën të tilla lajme në mbështetje edhe të Donald Trump-it gjatë fushatës presidenciale të 2016-s.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesoreTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*