Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë ka njoftuar se do të zhvillojë protestë më 23 shkurt në Shkup.

Sipas tyre, protesta do të mbahet në shenjë revolte kundër të gjitha proceseve të fabrikuara që nga viti 2001, akt-gjykimeve në bazë të dëshmitarëve të fshehur dhe kundër dhjetëra shkeljeve procedurale për sjelljen e vendimeve- dënim me burg të përjetshëm për dhjetëra shqiptarë.

Po ashtu në këtë protestë do të kërkohet rigjykim për rastin “Alfa”, “Lagja e Trimave” dhe shumë raste të tjera.

Protesta, e cila mbahet me moton “E vërteta në shesh, në burg dergjen njerëz-prindër të pafajshëm”, fillon në ora 13.00 në sheshin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

/tvklan.al