Shqiptaret punojnë 3 javë më shumë në vit se evropianet. Është ky përfundimi i arritur nga krahasimi i statistikave shtetërore në vendin tonë krahasuar me ato në Bashkim Evropian.

Shqiptarët jo vetëm që nuk janë dembelë por punojnë më shumë se evropianët. Ky konkluzion është arritur nga krahasimi i të dhënave të institutit shqiptar të statistikave me raportin e fundit të bashkimit evropian lidhur me tregun e punës.

Një punonjës shqiptar me pagë punoi mesatarisht në javë 42.9 orë, në vitin 2016, rreth 2.6 orë më shumë se mesatarja e orëve të punës së 28 vendeve anëtare të BE-së. Në fund të vitit rezulton se një shqiptar punon mesatarisht 3 javë e dy ditë më shumë se një europian.

Sipas INSTAT, në vitin 2016 punonjësit shqiptarë kanë zgjatur kohën që rrinë në punë nga 42.4 orë në 42.9 orë, ndryshe nga evropianët të cilët kanë ulur numrin e orëve të punës.

Në Bashkimin evropian, të punësuarit me kohë të plotë në Angli raportojnë orët javore më të gjata të punës në 2016-n, me 42.3 orë, Ata ndiqen nga të punësuarit në Qipro me 41.7 orë, Austri me 41.4 orë, Greqi 41.2 orë, Poloni dhe Portugali me 41.1 orë. Të punësuarit në Danimarkë raportojnë më pak orë pune në një jave, vetë 37.8 orë.

Edhe për lejet vjetore Shqipëria renditet në krah të Spanjës dhe Portugalisë ku paguhen 22 ditë pune leje vjetore.

Ndërsa pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Europian, kanë vetëm 20 ditë leje të paguara nga punëdhënësi.