20-vjeçari Kleis Bozhanaj firmos te Udinese në formulën e huazimit

Shtohet kolonia e futbollistëve shqiptarë në Seria A italiane. Kleis Bozhanaj ka firmosur me Udinese. Sulmuesi nën pronësinë e Spezia mbërrin në Friuli në formulën e huazimit, me të drejtë blerje në fundin e sezonit.

Lojtari i kombëtares shqiptare U-19 rikthehet në Itali pas eksperiencave në ekipet e moshave të Napolit dhe Empolit. Sezonin e fundit, Bozhanaj ishte pjesë e skuadrës së Casa Pia në ligën e dytë portugeze.

Klan News