Tre gola e një asist kuqezi, Berisha zgjidhet më i miri në fitoren ndaj Napolit
Tre gola dhe një asist, kryesisht nga reparti i sulmit në dispozicion të stafit kuqezi ishte bilanci i fundjavës, ç’ka sjell një tjetër frymë pozitive në prag të përballjeve vendimtare drejt Euro2024. Sulmuesi Mirlind Daku u rikthye te goli në Rusi me Rubin Kazan, duke realizuar ndaj Sochi. Djaloshi shqiptar vulosi fitoren 2-0 të skuadrës së tij, falë një goditjeje spektakolare shumë pranë zonës.
Sinjale pozitive edhe nga Suedia, aty ku Arbnor Muçolli dhuroi asistin e golit të fitores për skuadrën e tij në minutat shtesë (90+5). Pavarësisht se sulmuesi kuqezi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në të 89-të, vetëm pak minuta më vonë asistoi saktë për shokun e skuadrës duke marrë fitoren në transfertë. Një ndeshje fenomenale për Etrit Berishën, i cili ishte lojtari më i mirë në sfidën Napoli – Empoli që përfundoi 0-1 në favor të skuadrës së gardianit shqiptar. Portieri i Kombëtares kuqezi e mbajti portën e paprekur, duke shpëtuar skuadrën e tij në shumë raste.
Kapiteni kuqezi Berat Gjimshiti i dhuroi fitoren Atalantës në Europa League ndaj Strum Graz me golin e tij në minutën e 90-të, ndërsa në fundjavë ishte sërish titullar në barazimin 1-1 ndaj Udinezes, duke u vlerësuar si një prej më të mirëve në skuadrën e tij. Në Belgjikë, Arbnor Muja gjeti rrugën e rrjetës në fitoren e thellë të Antëerp 6-0 ndaj St. Liege. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e katërt të takimit dhe zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë. Ndërkaq, në Rumani, Arlind Ajeti shënoi gol në barazimin e Cluj 3-3 ndaj Poli Lasi. Qendërmbrojtësi kuqezi realizoi golin e dytë për skuadrën e tij. Titullarë këtë fundjavë me klubet e tyre ishin edhe Elhan Kastrati, Ardian Ismajli, Mario Mitaj, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Jasir Asani dhe Sokol Cikalleshi.
Klan News