Arilena Ara për Shqipërinë dhe Gjon Muharremaj do ta përfaqësojë Zvicrën

Në skenën e Eurovizion nuk do të ngjitet vetëm një shqiptar. Pas Arilena Arës që do përfaqësojë Shqipërinë këngëtari i talentuar Gjon Muharremaj. Ai është përzgjedhur për të përfaqësuar Zvicrën në Roterdam.

Kënga e tij, “Repondez-moi” e kënduar në frëngjisht, ka marrë vlerësime të shumta nga kritikët e artit dhe tashmë artistit shqiptar i është besuar përfaqësimi në këtë festival.

Një juri prej 100 personash përzgjodhi këngën e Gjonit si fituese, ndërkohë që ai konkurroi me 515 artistë të tjerë. Kjo është hera e parë pas 10 vitesh që Zvicra do të përfaqësohet me një këngë në frëngjisht.

Gjon Muharremaj që identifikohet me emrin e artit Gjon’s Tears është ngjitur që i vogël në skenë. Ai ka marrë pjesë në “Albanian’s Got Talent” ndërsa më vonë mahniti Francën me zërin e tij në “The Voice of France”, ku ia doli të shkojë deri në fazat finale të programit.

Klan Plus