Drejtori i aeroportit: Pozitive, heqja e kufizimeve me BE, shtohen edhe destinacionet e reja

Për Klan News, drejtori ekzekutiv i Aeroportit Nderkombetar “Nene Tereza” shprehet se pas një viti të vështirë për shkak të Covid-19, fluturimet në këtë aeroport janë të shumta dhe dita-ditës po shtohen mjaft destinacione të reja

“Jemi shumë të lumtur që këto ditë e kemi marrë veten në aspektin e trafikut ajror, pas një kohe të vështirë pandemie, tashme kemi rreth 38-40 fluturime në ditë dhe kjo është një situatë shumë pozitive krahasuar me 2020.  

Përgjatë verës fluturimet ajrore po shkojnë më së miri, pasi kemi dhe mjaft destinacione të reja, siç janë me Rijadin që mundëson ardhjen e shumë turistëve nga Arabia Saudite.  Javën e ardhshme do të rinisin fluturimet direkte me Kreten,  çka përben një lajm të mirë për shumë shqiptarë.

Dita ditës do shtohen gjithnjë e më tepër fluturime të tjera të rëndesishme ndërkombëtare. Një avantazh tjetër është se tashme kemi edhe qendrën e testimit për udhëtaret ku brenda 90 minutash mund të marrin përgjigjen e testit për vetëm 35 Euro”, është shprehur drejtori ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar Rinas, Constantin von Alvensleben.

Gazetari:  Shqipëria tashmë është zonë e lirë për të mirëpritur turistë nga e gjithë bota pa nevojën e testeve PCR apo dokumenteve shtese. Si e shihni ketë hap, a do ndikoje pozitivisht në sektorin e turizmit në Shqipëri?

Constantin von Alvensleben: Në këndvështrimin tim është një mundësi super pozitive, pasi nuk kërkohen dokumente shtese apo viza ekstra për t’ju drejtuar Shqipërisë, fakti që Shqipëria është 100% e hapur për të mirëpritur turistet pa asnjë kusht, do të thotë shumë për ekonominë e vendit dhe veçanërisht për sezonin turistik veror.

Jam i bindur që Europa do të jetë gjithnjë e më e hapur për të mirëpritur qytetareët shqiptarë pa burokracirat që kërkoheshin nga pandemia. Do kemi gjithnjë e më tepër zhvillime pozitive dhe më shumë liri për shqiptaret që duan të udhëtojnë. Një avantazh tjetër që do favorizojë shtetasit shqiptare që do zgjedhin për të udhëtuar jashtë, është edhe fakti se kemi mjaft  kompani ajrore që ofrojnë çmime konkurruese në dhjetëra destinacione të ndryshme ndërkombëtare).

Prej 18 Qershorit të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë të udhëtojnë në destinacione të ndryshme jashtë vendit, si për të takuar të afërmit e tyre po ashtu edhe për pushime verore.

Klan News