Masat anti-Covid neglizhohen masivisht

Vaksinimi i popullsisë, imuniteti natyror, ngrohja e motit, por edhe ulja e numrit të të infektuarve ka bërë që shqiptarët të lodhen nga mbajtja e maskës.

Në rrugë apo lokale, nëse nuk do të ishim në pandemi, mund të themi se jemi në një situatë normale… Për shumicën e banorëve të kryeqytetit tashmë maska mbahet në xhep ose në dorë.

Edhe në Elbasan qytetarët kanë lënë mënjanë masat anti-Covid. Në këtë qark që prej Marsit janë vaksinuar 41 mijë persona. Në Shkodër janë të paktë ata që mbajnë maskë dhe distancë.

Por edhe pse ka nisur procesi i vaksinimit, ekspertët e Shëndetit Publik dhe OBSH rekomandon mbajtjen e maskës dhe distancës me persona që nuk janë vaksinuar, pasi kanë potencial për t’u infektuar.

Tv Klan