Numri i të burgosurve shqiptarë në burgjet e Britanisë së Madhe është dyfishuar në krahasim me 4 vite më parë.

Një raport i Ministrisë së Drejtësisë së Britanisë evidenton se 876 të burgosur janë shqiptarë nga 9089 shtetas të huaj të dënuar në këtë vend. Në Qershor të vitit 2015, ky numër ka qenë 475, kurse një dekadë më parë 166.

Sipas raportit, shqiptarët përbëjnë 10% të të dënuarve të huaj, duke u ndjekur nga polakët me 8%, rumunët 8%, irlandezët 8% dhe xhamajkanët 5%.

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani të Madhe ka paralajmëruar më herët se grupet kriminale shqiptare kanë forcuar ndikimin dhe janë fuqizuar më shumë se grupet e tjera të krimit të organizuar, duke kontrolluar tregun e trafikut të drogës, sidomos të kokainës.

“Londra është qendra kryesore e tyre, por janë vendosur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, ka paralajmëruar Agjencia Kombëtare e Krimit.

Muajin e kaluar, autoritetet britanike goditën një bandë kriminale shqiptare të tregtimit të kokainës. /tvklan.al