Dietologët: Kulturë familjare, por e dëmshme për shëndetin

“Po ha bukë” është ndër frazat më të përdorura nga shqiptarët kur u duhet të tregojnë se po konsumojnë vaktet, mëngjesin, drekën dhe darkën. E sipas Institutit Europian të Statistikave pikërisht buka është produkti për të cilin shqiptarët shpenzuan më shumë në 2020-ën.

Në renditje, shqiptarët janë të parët në Europë për konsumin e bukës. Për dietologen Brikena Xhixha kjo lidhet edhe kulturën familjare, por që nuk rekomandohet për shëndetin.

Dietologia shton se elementët që përmban buka duhet të merren në porcione të caktuara.

Po sipas raportit të Eurostat shqiptarëve u kushton blerja e bukës 87 herë më shtrenjtë se një europiani, e matur kjo sipas fuqisë blerëse.

Tv Klan