Golat e shqiptarëve të Zvicrës ishin përcaktues në fitoren me Serbinë në sfidën e luajtur të premten në Kaliningrad. Një sukses 2 – 1 i arritur me përmbysje, pasi të parët shënuan serbët me Mitroviç. Revanshi i Zvicrës ishte në pjesën e dytë. Granit Xhaka fillimisht me goditjen e tij nga rreth 25 metra, ia bëri të pamundur portierit Vladimir Stojkoviç të ndalte topin, që përfundoi në rrjetë. Xhaka festoi me shqiponjë duke treguar prejardhjen e tij.

Festë ka pasur jo vetëm në Zvicër, por edhe në Prishtinë e Tiranë. Përpjekjet e mëvonshme sollën edhe golin e Xherdan Shaqirit, i cili rezultoi tepër i rëndësishëm. Mesfushori me tipare sulmuese finalizoi një kundërsulm të zviceranëve, duke zgjedhur të tregojë edhe një herë shqiponjën me duar para tifozëve serbë.

Ky sukses shton shanset e Zvicrës për të kaluar në turin pasardhës, pasi Serbia ndeshjen e fundit e ka me Brazilin, që mundi me rezultatin 2 – 0  ndaj Kosta Rikën në Shën Peterburg. Golat u shënuan nga Coutinho dhe Neymar në minutat shtesë. Nigeria mundi 2 – 0 Islandën në takimin e luajtur në Volgograd, duke e bërë interesante garën për turin tjetër. Përfaqësuesja që do të kualifikohet nga Grupi D pas Kroacisë do të vendoset në ndeshjet e treta.

Tv Klan