Shqipëria i dha nënshtetësinë në vitin 2016, ndërsa në 2019 Ukraina e shpall “non grata”. Këngëtarit të njohur italian Albano Carrisi i ka kushtuar shtrenjtë miqësia me Vladimir Putin.

Sipas mediave italiane, ai është futur në listën e personave të padëshiruar së bashku me 147 individë të tjerë. Carrisi është cilësuar si një person i rrezikshëm përsa i përket sigurisë kombëtare nga Ministria e Kulturës së Ukrainës.

Mësohet se deklaratat e Albano Carrisi në disa intervista të dhëna, ku shpeshherë e citonte faktin se ka takuar Presidentin rus, madje dhe e përgëzonte për punën e bërë, i kanë prishur shumë punë.

Ai së bashku me bashkëshortën e tij Romina Power, kanë shumë koncerte për të zhvilluar në Ukrainë, çka do të ndikojë në karrierën e tij. Herë tjetër Albano Carris do të matet dy herë kur të thotë nëse ka takuar personalitete të njohura, pasi do t’i kushtojë karrierën por dhe do t’i hapë shumë probleme financiare.

Klan Plus