Një i ri nga Shqipëria është arrestuar në Itali. Ai ishte duke udhëtuar me tren në linjën hekurudhore ardonecchia-Torino Porta Nuova, por teksa po zbriste nga treni ai iu nënshtrua një kontrolli për shkak të COVID-19.  

Në një kohë që mjekët ishin duke bërë kontrollet për virusin, agjentët e Policisë Hekurudhore ndërhynë dhe e arrestuan.

Më pas ai u dërgua në komisariat dhe u zbulua se ai kishte precedentë të mëparshëm penal dhe një dënim të pashlyer.

Mediat në vend bëjnë me dije se shqiptari tashmë do të vuajë dënimin prej 9 muaj e 20 ditë burg si dhe një gjobë prej 310 €. Ai do të vuajë dënimin në burgun  “Lo Russo e Cutugno”./tvklan.al