Një vjedhje e pazakontë është parandaluar në tentativë nga autoritetet italiane, ndërsa në pranga ka rënë një shqiptar.

28-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat, u përpoq të vidhte makinën e plehrave.

Por policia u vu menjëherë në ndjekje. Ngjarja ndodhi në Ragusa dhe patrullat u njoftuan nga punonjësit e mirëmbajtjes, të cilët po punonin ato momente.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, shqiptari sapo kishte kuptuar që autoritetet italiane po e ndiqnin e braktisi automjetin dhe u mundua të arratisej në këmbë.

Por arratia zgjati vetëm pak minuta pasi ai u kap nga karabinierët. 28-vjeçari u dërgua në qelitë e burgut të Ragusa-s për akuzat e vjedhjes dhe ndërprerjes së shërbimit publik./abcnews.al