Ushtronte dhunë duke kërcënuar gruan më gërshërë dhe kaçavidë në sy të fëmijëve, arrestohet shqiptari. Policia italianë ka bërë të mundur prangosjen e 39-vjeçarit me origjinë shqiptare, pas një telefonatë të bërë në polici nga vajza e tij, 12-vjeçare, e cila përballej çdo ditë me dhunën dhe kërcënimet që babai i’u bënte.

Karabinierët në Garfagnana në Itali, kanë mbërritur menjëherë në banesë dhe kanë gjetur shqiptarin e duhur, i cili kishte në dorë një palë gërshërë dhe një kaçavidë dhe kërcënonte bashkëshorten e tij. Pas dëshmisë së marrë nga gruaja e cila është italiane dhe fëmijët, rezultoi se shqiptari ushtronte dhunë dhe ndaj fëmijëve të tij të mitur./tvklana.al