Shqiptari drejtonte rrjetin më të madh të prostitucionit në Athinë

Posta

Shqiptari drejtonte rrjetin më të madh të prostitucionit në Athinë

18:47 24/09/2019

Policia greke ka shkatërruar një rrjet të madh të prostitucionit në Athinë. Në krye të kësaj organizate ishte një shqiptar, raportojnë mediat greke, të cilat nuk bëjnë të ditur identitetin e tij.

Shqiptari e drejtonte rrjetin së bashku me gruan e tij, e cila ishte e angazhuar në rekrutimin e vajzave të reja, që kryesisht i merrnin nga Moldavia. Në mesin e vajzave që prostituonin ishin dy të mitura 16-vjeçare. Nga hetimet ka rezultuar se vajzat detyroheshin të bënin 40-50 takime në ditë. Fitimet ishin marramendëse. 100 mijë Euro xhiro secila në 3 muaj.

Shqiptari që drejtonte këtë rrjet kriminal dyshohet se kishte korruptuar edhe zyrtarë të shtetit, duke i paguar 3 mijë Euro që të zgjasnin lejen e qëndrimit në Greqi të vajzave nga Moldavia. Policia e Athinës ka bërë të ditur se vajzat prostituonin më së shumti në qendrat e paraburgimit në kryeqytet, përmes takimeve special me të dënuarit.

Më pas, paratë e përfituara nga ky aktivitet kriminal pastroheshin në biznese. Nga hetimet është zbuluar se anëtarët e organizatës kanë blerë lojëra fati, kanë investuar në hoteleri, pasuri të tjera të paluajtshme, si dhe në automjete luksoze e motora. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi