Një histori e pabesueshme ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi. Sipas mediave greke, një 25-vjeçar shqiptar I cili po drejtonte një automjet tip Smart, hyri me makinë brenda një lokali për të përplasur një 23-vjeçar shqiptar, i cili po qëndronte i ulur pranë së bashku me miqtë e tij.

Ishte ora 23:00 e mbrëmjes të së martës kur ndodhi incidenti në zonën e Xania. Për fat të mirë, asnjë person nuk pësoi dëmtime të rënda, përveç disa lëndimeve të vogla.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje sapo u lajmërua, ndërsa 25-vjeçari shqiptar nuk bëri rezistencë.

Dy shqiptarët kishin patur më herët konflikt me njëri-tjetrin. Madje sherri kishte ndodhur në të njëjtin lokal. 25-vjeçari kishte tentuar ta godiste me thikë, por për shkak edhe të personave të tjerë që ndodheshin aty, konflikti ishte shuar. Por 25-vjeçari ishte larguar dhe u kthye sërish me makinën e tij, duke tentuar të përplaste 23-vjeçarin shqiptar. /tvklan.al