Shqiptari gjendet i masakruar në Gjermani

Shqiptari gjendet i masakruar në Gjermani

09:00 21/09/2019

Një shqiptar është gjetur i vrarë në Gjermani. Viktima është një 27-vjeçar, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Trupi i pajetë është gjetur në Dölauer Heide disa ditë më parë. Në trupin e viktimës kishte plagë të shkaktuara nga arma dhe goditjet me thikë. Hetuesit gjermanë thonë se 27-vjeçari shqiptar ishte vrarë në mënyrë barbare.

Trupi i pajetë u gjet në një kanal në një zonë të pyllëzuar. Megjithatë është ende e paqartë nëse shqiptari ishte vrarë në vendin ku u gjet apo ishte sjellë aty pas ekzekutimit në ndonjë zonë tjetër.

Policia është duke hetuar me shpejtësi këtë ngjarje, shkruajnë mediat gjermane, për të identifikuar dhe arrestuar autorët. 27-vjeçari ishte person i njohur për policinë gjermane për disa vepra penale. /tvklan.al

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori