Një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë këtë të diel, në qelinë e një burgu në Trikala të Greqisë. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u gjet nga gardianët e burgut pasi nuk iu ishte përgjigjur thirrjeve të tyre.

Shkaku i vdekjes mbetet mister, ndërsa mësohet se gjendja shëndetësore e tij kishte qenë normale kur kishte shkuar për të fjetur një natë më parë.

Sipas mediave greke, autoritetet policore kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së shqiptarit.

Shkon kështu në 4 numri i shqiptarëve që humbën jetën në një javë në Greqinë fqinje, 2 prej të cilëve në aksidente rrugore, ndërsa një tjetër u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

/tvklan.al