Publikohen pamjet nga mediat greke

Këto janë pamjet e një grabitje në Greqi, e kryer nga një shqiptar. Në më pak se një minutë ai hyn në dyqan merr paratë nga kasa dhe më pas largohet i qetë nga aty.

I maskuar me kapuç dhe doreza, grabitësi futet në dyqan i qetë. Pasi hyn brenda nxjerr pistoletën dhe fillimisht kërcënon dy klientë. Më pas niset drejt kasës duke i drejtuar armën punëtores dhe duke i kërkuar paratë.

Në pamje duket që merr xhiron e kryer. Ndërsa një moment më pas ai rikthehet serish për të kontrolluar kasën. Largohet nga dyqani sërish duke kërcënuar klientët, të cilët nuk lëvizën gjatë grabitjes.

Pasi kryen grabitjen del trotuar, fut duart ne xhepa dhe largohet përsëri i qete nga aty. Identiteti i shqiptarit ende nuk është zbuluar nga autoritet, por mënyra si kreu grabitjen është spektakolare.

Tv Klan

Klikoni KËTU për të parë videon