Një i ri me origjinë shqiptare është kapur nga autoritetet italiane për vjedhje. Sipas asaj që shkruajnë mediat, bëhet fjalë për një 19-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.  

Ai vodhi një lokal mesnatën e 6 dhe 7 Nëntorit në zonën e Tenenza di Cattolica. Por diçka e tradhtoi të riun, duke bërë që t’i vihen prangat. Duke shikuar pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, autoritetet panë një shenjë në dorën e tij.

Ata shikuan se 19-vjeçari kishte një tatuazh në dorë. Ai kishte shkruajtur shkronjën “G” për shkak të vajzës që dashuronte. Kaq mjaftoi për agjentët që ta zbulonin se kush ishte autori i grabitjes dhe më pas të vinin në pranga.

Pas kontrolleve në banesën e tij u bë edhe gjetja e gjithë sendeve dhe parave që i riu kishte marrë nga lokali. /tvklan.al