Një shqiptar ka humbur jetën në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për një 44-vjeçar nga qyteti i Fierit, i cili punonte në Kavadar.

Gazetarja Xhumadije Ibrahimi ka raportuar gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan se ai ka ndërruar jetë më datë 1 Prill.

Mirëpo sot kanë dalë rezultatet e autopsisë që kanë zbuluar se ai kishte koronavirus në momentin tragjik.

“Bëhet fjalë për një person të moshës 44-vjeçare, pra nga Fieri i Shqipëri. Personi në fjalë ka ndërruar jetë më datë 1 Prill.  Pra më datë 1 Prill të këtij muaji, në qytetin ku ka punuar në Kavadar. Me urdhër të prokurorit i është bërë autopsia, ku personit nuk i janë gjetur shenja dhune, por i është konfirmuar se ka pasur koronavirus”, tha Ibrahimi.

Sipas gazetares, i ndjeri nuk ka qenë sëmurë dhe nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore. Ai ka qenë i shoqëruar nga shqiptarë të tjerë.

“Personi nuk ka qenë aspak sëmurë. Nuk ka shkuar për ndihmë mjekësore. Ka qenë mirë.  Personi nuk ka qenë i vetëm në banesë. Ka qenë me persona të tjerë nga Shqipëria dhe Maqedonia. Kur ka ndodhur vdekja këta persona kanë lajmëruar autoritetet”, tha Ibrahimi.

Më pas, të gjithë personat që kanë qenë në kontakt me viktimën janë vënë në izolim. Gjithashtu edhe të afërmit e tij në Shqipëri janë informuar për këtë ngjarje të rëndë.

“Personat janë në izolim. Prej datës 1 Prill janë informuar njerëzit e afërm, por gjatë ditës së sotme ka dalë lajmi që personi që ka qenë me koronavirusi”, tha gazetarja. /tvklan.al