Në kuadër të një operacioni të gjerë Antimafia, Policia e Palermos arrestoi 62 persona, mes të cilëve edhe shqiptarin Erjon Prendi, pjesë e grupit “Cosa Nostra”.

Mediat italiane publikuan të dhënat e super-operacionit ku morën pjesë rreth 100 karabinierë, të cilët vunë në pranga anëtarët e klanit me të rrezikshëm mafioz në Itali.

27 – vjeçari Erjon Prendi, që banonte në San Cipirelo të Palermos, hetohet për favorizmim të metodave mafioze.

Dy drejtuesit e tij, ishin 77 – vjeçari Mario Markeze, që kontrollonte zonën e Vilagracia Santa – Marias, ndërsa i dyti ishte 81 – vjeçari Gregorio Agrixhento që mbikëqyrte atë të San Xhiusepe Jatos në Palermo.

Ata drejtonin një ushtri të tërë, siç shkruajnë mediat italiane dhe mes të arrestuarve janë drejtori i Teatrit të Palermos.

Grupi merrej me aktivitete të ndryshme kriminale, përfshirë trafikun e drogës.

Tv Klan