Parma është skuadra e radhës që bie matematikisht në Seria B italiane. Ekipi emilian regjistroi humbjen e 20 në 34 javë të Seria A dhe tashmë matematikisht është në ligën e dytë të futbollit italian. Qëndrimi tre-vjeçar i Parma në Seria A përfundoi të hënën, pas humbjet 1-0 ndaj Torinos, një rezultat që rriti shanset e mbijetesës së ekipin vendas.

Goli që vulosi fitoren dhe krijoi diferencën me tre pikë nga zona e rënies nga kategoria për Torinon mban firmën e futbollistit shqiptar të kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda. Mbrojtësi u tregua i saktë duke tundur rrjetën dhe i dhënë goditjen fatale shpresave të Parmës. Ky ishte goli i parë për Vojvodën në Seria A italiane në sezonin e tij të parë. Bashkë me Parmën në sezonin e ardhshëm në Seria B do konkurrojë Crotone. Ndërkaq, në javët e ardhshme do vendoset edhe skuadra e tretë që bie, pozicion që aktualisht mbahet nga Benevento.

Klan News