Nuk e kishte menduar se klienti i tij ishte në fakt një polic i infiltruar. I dorëzoi sasinë e hashashit për të cilën kishte rënë dakord dhe më pas e pa veten me pranga në duar.

Ky është rasti i një shqiptari të arrestuar në Kalabaka të Greqisë për shitje të lëndëve narkotike. Trafikanti shqiptar do t’i dorëzonte blerësit 1.6 kg kanabis për 1 mijë Euro. Personi që do të blinte hashashin ishte një polic grek i infiltruar.

Në vendin e takimit kishte edhe oficerë të tjerë policie, të cilët mbanin nën survejim situatën. Sapo u bë shkëmbimi i drogës me paratë, shqiptari u arrestua menjëherë. Ai akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe qëndrim të paligjshmë në vend, pasi nuk dispononte dokumente legale.

/tvklan.al