Vrasja e Kreshnik Gjinit në Belgjike dy ditë më parë ka lidhje me ngjarje te tjera kriminale të ndodhura në vendit tonë disa vite me pare ku viktima ka qënë i perfshirë.

Në vitin 2008 ai së bashku me vellain e tij kanë tentuar të vrasin një person në Rreshen qytetin e tyre te lidnjes. Kreshniku në atë kohë ka qëlluar me pistolete dhe ka plagosur gabimisht të vëllanë. Autoritet belge pritet do të kerkojnë informacione nga Shqipëria mbi konfliktet ku dyshohet se ka qënë i perfshire 31-vjecari në vednin tonë. Do të verifikohen dhe te tjera ngjarje ne Rreshen ku ai apo të aferm te tij kanë qënë të perfshirë.

Kreshnik Gjini u vra mesanten e të martës në Forest një komunë në periferi të Brukselit. Sipas dëshmitarëve, shqiptari sapo kishte lënë punën dhe po shkonte drejt parkingut  për të marrë makinën.. Befas dy persona të maskuar iu afruan dhe qëlluan dy herë, duke e lënë të vdekur në vend. Autorët e krimit arritën të largoheshin në kohë, duke mos lënë asnjë gjurmë në vend e krimit. Tv Klan