Shqiptari ia mbath me vrap në autostradë, qeni i vihet nga pas dhe e kafshon


Shqiptari ia mbath me vrap në autostradë, qeni i vihet nga pas dhe e kafshon

10:18 02/12/2022

Një trafikant shqiptar droge me 10 kilogramë kanabis me vete, rrezikoi jetën duke vrapuar nëpër një autostradë në Britani, vetëm për të përfunduar i kafshuar nga një qen i policisë…

B.Thomaj, 33-vjeç u ndalua nga autoritet teksa udhëtonte me një Audi A6 pranë një kryqëzimi në Worcester South, më 22 Nëntor. Por duke ditur çfarë kishte me vete, ai sigurisht tentoi arratinë.

Por para arrestimit dramatik, siç shkruan mediat britanike, ai vuri në rrezik jetën dhe gjymtyrët, pasi arratinë e ndërmori në këmbë, në një autostradë gjigande… Nga pas iu vu qeni PD Alvin, që gjatë kësaj kohe nuk ia kurseu as dhëmbët.

Vetëm dy ditë më vonë, shqiptari, para gjykatës pranoi akuzën për posedim kanabisi me qëllim shpërndarjen. Ai u dënua me 12 muaj burg dhe me gjasë pritet të deportohet drejt Shqipërisë./tvklan.al









Të ngjashme