DEA amerikane dhe policia greke kanë rindërtuar skemën e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës. Fjala është për një varkë me vela të nisur nga Ekuadori për në Australi, brenda së cilës u gjetën 300 kg kokainë.

Nga hetimet është zbuluar se dy grekë dhe një shqiptar janë “truri” i këtij rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Dy grekët e arrestuar janë biznesmenë, njëri pronar i një lokali kurse tjetri merret me shitjen e makinave.

Ndërsa për shqiptarin mësohet se quhet Ilia, raporton shtypi grek. Hetimet e përbashkëta mes DEA-s amerikane dhe policisë greke çuan në zbulimin e kësaj skeme.

Dyshohet se varka me 300 kg kokainë me vlerë 1.5 milionë Euro, nga Australia do të përfundonte në Greqi dhe më pas lënda narkotike do shpërndahej nëpër Evropë.

/tvklan.al