Shqiptari kapet me 1 ton kanabis në Greqi

Shqiptari kapet me 1 ton kanabis në Greqi

23:30 13/09/2019

Pothuajse me 1 ton kanabis është kapur një shqiptar në Janinë të Greqisë. 30-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, po transportonte lëndën narkotike me një kamion të vjedhur.

Nga kontrolli në mjet, forcat greke të anti-drogës sekuestruan 591 pako kanabis me peshë totale 951 kg. Nga hetimi u zbulua se kamioni me të cilin 30-vjeçari shqiptar po transportonte drogën, ishte vjedhur më 5 Prill 2019 në Athinë. Targat e këtij mjeti ishin false.

Përveç drogës dhe kamionit, 30-vjeçarit iu sekuestruan edhe 300 Dollarë dhe 3 celularë. Nga hetimet paraprake të policisë greke, dyshohet se ngarkesa e madhe e drogës kishte destinacion Athinën, ku dhe më pas do të shpërndahej dhe shitej në sasi të vogla.

Ende nuk dihet vendi ku shqiptari ka marrë pakot me kanabis, dhe po hetohet gjithashtu për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. /tvklan.al

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori