Një shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane disa ditë më parë për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin e tyre. Sipas mediave italiane bëhet fjalë për një 48-vjeçar, Marin Dajani, i cili u ndalua fillimisht për një kontroll rutinë si pasojë e masave antiCovid, por brenda mjetit iu gjetën 22.5 kilogramë kokainë.

Megjithatë, dyshues për efektivët ka qenë shpejtësia e Land Roverit me të cilin udhëtonte shqiptari. Kur u ndalua, ai tregoi nervozitet dhe u justifikua se po shkonte tek disa të afërm. Mirëpo kjo bëri që policia të ushtronte një kontroll më të thelluar në makinë.

Ajo që u bëri çudi agjentëve ishte mënyra se si ishin vendosur dy sediljet e para të makinës dhe në këtë mënyrë i çmontuan. Dajani kishte krijuar dy hapësira nën sedilje ku fshihet 23 pako me kokainë të mbështjella. Pakot peshonin nga 500 gramë deri në 1 kilogramë. Në total autoritetet mësuan se bëhej fjalë për 22 kilogramë kokainë, vlera e të cilës shkon në 1.5 milionë euro në treg.

Por ajo që ishte më e çuditshme ishin mbishkrimet në pakot e drogës. Në dy prej tyre ishte shënuar emri i qytetit shqiptar Milot, ndërsa në një tjetër Kenzo. Nuk dihet se nga është nisur sasia e drogës apo se ku ishte destinacioni i saj.

Mësohet se Dajani pavarësisht se u kap në Itali ishte rezident në Zvicër. Ai nuk ka precedentë të mëparshëm penalë, por është dërguar në burgun e Cuneo-s ku po bëhet gati për t’u gjykuar. Kjo sasi drogë është në fakt sasi më e madhe e kapur ndonjëherë në Cuneo./tvklan.al