Shqiptari kapet me drogë me vlerë 500 mijë euro


Shqiptari kapet me drogë me vlerë 500 mijë euro

13:50 04/09/2017

Itali- Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij i janë gjetur 15 kilogram heroinë, e cila kap vlerën e 500 mijë eurove.

Aksioni është realizuar pasditen e së dielës në Saronno komunë e Lombardisë në Itali.

43- vjeçari me origjinë shqiptare, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi nuk është një emër  panjohur për policinë italiane.

Karabinierët kanë qenë duke bërë një kontroll të rastësishme dhe kanë ndaluar shqiptarin, por kanë gjetur në makinën e tij u gjetën disa doza heroinë të cilën do ta shiste.

Ai është shoqëruar në kazermë dhe gjatë marrjes në pyetje ka gënjyer për banesë e tij. Më pas policia ka nisur hetimet dhe ku ka mbërritur në vilën e tij në Lazzate ku ka zbuluar në dhomën e gjumit një qese plastike që përmban 200 gram marijuanë, ndërsa në brendësi të një frigorifer në bodrum 15 kilogramë heroinë.

Gjithashtu në apartamentin e tij, është gjetur dhe një peshore.

Sipas mediave italianë vlera e drogës së sekuestruar pak shifrën e 500 mijë eurove./tvklan.al






Të ngjashme