Një shqiptar është arrestuar në Selanik nga policia greke duke transportuar lëndë narkotike. Autoritetet kishin marrë informacione për këtë trafik droge dhe ishin vënë në ndjekje të automjetit.

Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan dy pako me 2.1 kg kanabis sativa. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, një shqiptar 38 vjeç, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije. Të arrestuarit iu sekuestruan edhe 150 Euro dhe celulari.

Hetimet janë duke vazhduar për të zbuluar destinacionin e lëndës narkotike dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. /

tvklan.al