Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke gjatë një operacioni anti-drogë. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, posedonte 13.1 kg kokainë, 510 gram heroinë, 1900 Euro dhe dy peshore elektronike.

Lënda narkotike u gjet në banesën e tij në lagjen Moschato të Athinës. Autoritetet greke kishin marrë informacion se 35-vjeçari e shpërndante drogën në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas burimeve policore të gazetës greke “i Efimerida”, shqiptari bashkëpunonte me grupet e drogës në Amerikën Latine, prej nga dyshohet se merrte edhe kokainën. Hetimet e policisë vazhdojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitetet kriminal.

/tvklan.al