Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane pasi u kap me drogë. Ngjarja ndodhi në Sesto, ndërsa në qeli përfundoi një 26-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është publikuar nga mediat italiane.

Ai u kap teksa udhëtonte me një furgon. Shpejtësia e lartë dhe parakalimet e tij, bënë që policia t’i vihej në ndjekje. Kur autoritetet e ndaluan, 26-vjeçari tha se ishte vonë për në punë.

Pas një kontrolli të menjëhershëm, rezultoi se furgoni nuk ishte në emrin e tij, por të një personi tjetër, të cilin shqiptari tha se nuk e dinte se si quhej. Pas disa minutave, i riu u tha autoriteteve se nuk e dinte se çfarë ngarkese kishte furgoni.

Këtu policia zbuloi se në automjet mbaheshin 60 kilogramë marijuanë e mbështjellë dhe gati për të dalë në treg. I riu u tha policëve se kishte qenë një libanez që kishte dhënë 500 Euro që të shkonte në stacionin e metrosë me furgonin për të pritur punëtorët. Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të gjetur edhe furnizuesit e sasisë së drogës./tvklan.al