Një shqiptar kërcënon se do hidhet nga kati i 12-të i një godine në Selanik. Sipas mediave vendase mësohet se shqiptari është gjysmë i zhveshur dhe kërcënon se do hidhet nga godina e lartë.

Ndërkohë mësohet se forca të shumta policie dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për bindjen e burrit që të mos të hidhet.

Shqiptari u ka thënë policëve se e ka ndërmarrë këtë akt vetëflijimi pasi nuk ka dokumente, as punë e as shtëpi dhe jeton në një kasolle. Prej orësh vijon operacioni për bindjen e burrit me origjinë shqiptare që të mos hidhet nga godina./tvklan.al