Azdren Llullaku shënoi përsëri për Gaz Metanin në kampionatin rumun, por pa arritur të ndihmojë skuadrën e tij, që u mund nga Panduri me rezultatin 3 – 1.

Mesfushori shqiptar, i cili në të kaluarën është grumbulluar me Kombëtaren realizoi me 11-metërsh.

Ky ishte goli i katërt për 28-vjeçarin në 7 javë kampionat. Falë golave të Azdren Llullakut ekipi i Gaz Metanit ka marrë 7 pikë nga tetë që ka grumbulluar deri më tani.

Llullaku ka zhvilluar karrierën e tij mes Italisë dhe Rumanisë. /TV KLAN